Dita e Artizanatit

Data 10 Mars 1951 shënon hapjen e ndërmarrjes së parë të artizanatit në Kukësin e Vjetër
Këshilli i Qarkut Kukës në kuadrin e promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të rajonit organizon në këtë ditë panairin e punimeve tradicionale.
Kjo veprimtari jep ndihmesë të madhe në pasqyrimin e vlerave kulturore dhe tradicionale të rajonit tonë duke ndihmuar në specifikimin e objekteve tradicionale në vend, gjallërimin e jetës kulturore, nxitjen e zejtarëve dhe artizaneve në krijimtarinë popullore.
Ky aktivitet do të organizohet në formën e panairit i ndarë në sektor sipas punimeve që do paraqiten nga artizanët dhe individët.