Dita e Bujarisë

Qarku i Kukësit me një popullsi prej 111,393 banorë, në 79 ditët e bombardimit, në çdo ditë, mbajti mesatarisht mbi 140,000 shqiptarë kosovarë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre. Data 27 Mars është një ditë e shënuar për rajonin tonë në kuadrin e bujarisë së këtij populli ndaj mikëpritjes se shqiptarëve Kosovarë. Në këte ditë do organizohen aktivitete të ndryshme si : ekspozita fotografie, konkurs letrar, dekorime të gazetarëve kryesorë , koncert i hapur me këngëtarë nga Kosova dhe Kukësi, panair gastronomie dhe nje ndeshje futbolli miqësore me palën Kosovare.