Ditët e Valbonës

Ditët e Valbonës realizohen në kuadër të promovimit të vlerave etnografike, kulturore, lojrave tradicionale dhe gastronomike të zonës.
Ky aktivitet do të organizohet në luginën e Valbonës në ambjentet e qendrës së zhvillimit të turizmit Valbonë, ku do të këndohen këngë me çifteli, fyell e kavall.
Do të realizohen kërcime të ndryshme nga burrat dhe kërcimi i çikave të Tropojës. Do të mbahen lojra tradicionale dhe për keto lojra do të ketë fitues çmimesh simbolike.
Pjesë e aktivitetit do jetë edhe panairi i gastronomisë me produktet vendase të zonës