Dita e krijimtarisë letrare “Çmimi Agim Spahiu”

Konkursi letrar “Çmimi Agim Spahiu” u mbyll sot në Bashkinë Kukës, në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit, pas atyre të bashkive Has dhe Tropojë. Ky aktivitet është në shenjë nderimi ndaj njeriut, qytetarit, mësuesit dhe poetit Agim Spahiu, sepse poetët nuk vdesin kurrë por jetojnë përmes vargjeve.
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, ky konkurs letrar u zhvillua me nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të tre Bashkitë, në tre zhanre: ese, poezi dhe interpretim, të cilat kaluan ne disa faza konkurimi.
Dita e sotme mblodhi së bashku krijues, dashamirës të letërsisë, miq të poetit të njohur Agim Spahiu, ekspert të fushës dhe nxënës.
Nderoi me pjesëmarrjen e saj dhe bashkëshortja e poetit znj.Zana Spahiu.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z.Astrit Dobrushi, përgëzoi të gjithë konkurentët që morën pjesë në konkurs që nga fillimi dhe deri në fazën finale, “…kemi dëgjuar krijime dhe ese të mrekullueshme, si dhe interpretime që ngjallin shumë emocion nga nxënës të talentuar…”. Shpresoj që ky event të jetë një nxitje për të gjithë ne që të punojmë në evidentimin dhe mbështetjen e talenteve.
Projekti “Perspektiva të reja” bëri të mundur shpërblimin për çmimet fituese të konkurentëve në këtë aktivitet që u zhvillua në 3 Bashkitë e Qarkut Kukës.
Pas prezantimit të 9 finalistëve juria vendosi:
Interpretimi më i mirë, nxënësja, Fabiola Axhami nga Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” Kukës.
Poezia më e mirë, nxënësja Mereme Koloshi nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Imer Mata” Zapod.
Eseja më e mirë, nxënësja Genta Kovaçi, nga Shkolla 9-vjeçare “Riza Spahiu” Kukës.

TOP