NJOFTIM “EKSOD ‘99”

Në përkujtim të eksodit dhe mikëpritjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Bashkinë Kukës organizojnë aktivitetin dy ditor “Eksod ‘99” në data 15-16 Prill, në qytetin e Kukësit.
Më datë 16 Prill në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, do të fillojnë veprimtaritë kulturore dhe panairet e ndryshme, dita përkujtimore do të përmbyllet me koncertin e artistëve nga Shqiperia dhe Kosova.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë qytetarët.