MBLEDHJA E PARE E KESHILLIT TE QARKUT KUKES PER VITIN 2017
Bazuar ne ligjin Nr.139/2015 date 17.12.2015 “Per vetqeverisjen vendore„ me date 03.02.2017, ora 10.00, u zhvillua mbledhja e Keshillit te Qarkut Kukes.
Nje nder pikat kryesore te kesaj mbledhjeje ishte Analiza e punes nje vjecare te Keshillit te Qarkut Kukes per vitin 2016, ku u analizua zbatimi i akteve ligjore dhe nenligjore, veprimtaria ekonomiko-financiare, si dhe detyra te tjera te realizuara gjate vitit.
Miratimi i struktures se administrates se Keshillit te Qarkut dhe buxheti i vitit 2017 ishin nje tjeter pike e rendesishme e rendit te dites; shperndarja e ketij fondi ne zera te ndryshem eshte bere me qellim permbushjen e detyrimeve te Keshillit te Qarkut.
Gjithashtu, u miratua dhe rregullorja e funksionimit dhe organizimit te administrates se Keshillit te Qarkut Kukes.