Një legjendë në kufirin e dy kohëve .

Një legjendë në kufirin e dy kohëve .

Këshilli i Qarkut Kukës në vazhdën e nderimeve dhe mirënjohjeve ndaj figurave të shquara të rajonit tonë , nderoi me titull nderi “Nderi i Qarkut Kukës” ,
Gjeneral Rrahman Parllakun, me motivacionin : Drejtues i talentuar i LANÇ dhe i Ushtrisë Shqiptare, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste
dhe kontributor i rrallë në mbështetje të demokracisë pluraliste dhe vendosjes e konsolidimit të shtetit ligjor.

Në këtë ceremoni morën pjesë deputetë, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal, personalitete, si dhe miq e familjarë të Gjeneralit, të cilët vlerësuan
kontributin e madh që ai bëri për vendin e tij.