Hasi

HASI ne shek XVII njihet edhe me nje emer tjeter si Shulla. Pjeter Mazreku (1586-1637) ne shkrimet e tij permend Shulla ose Has dhe thote se ne kete zone jetojne nje numer i madhe shqiptaresh mysliman .

• Histori e lashte

Territori i Hasit eshte i banuar prej kohesh te lashta dhe ruhen deshmi e te dhena arkeologjike qe nga neoliti (epoka e bakrit), ( 2600-2200 ) p.e.r. Studimi i kultures se hershme ne menyre te vecante nga gjurmime dhe eksplorimi i vendbanimeve dhe varrazeve, eshte perfituar nje material i pasur me perkatesi kohore dhe hapesinore qe hedh drite mbi formimin e kultures dhe etnosit ilir. Per studimin e lashtesise se banimit te kesaj krahine pervec gjetjeve te rastit ne Golaj, Helshan, Fajza e Brrut, jane ndermarre edhe ekspedita arkeologjike nga studiues te njohur qe kane ardhur ne perfundimin se ky popull i perket Dardanise se lashte. Ne Has gjenden venbanime te lashta te fortifikuara, te hapura dhe shpellore.

Qendrat arkeologjike te cilat jane studiuar ne Has jane:

• Vendmanimi i Krumes (Ulez) ne vitin 1967 ku u eksploruan tete Tuma (kodervarre) nga 24 te tilla dhe u gjet nje inventar i pasur ne qeramike, arme, stolid dhe mjete metalike qe datojne ne periudhen e pare te hekurit shek XII – VIII p.e.r.

• Ne vitin (1970-1972 ) u eksplorua Tuma e Romajes nekropolet e se ciles dhane material te pasur arkeologjik te ngjashem me ate te Krumes, etj.

• Ne vitin 1987 u eksploruan tre Tuma ne Mujaj ku dhane material te paket por kronologjikisht te mire-percaktuar si te periudhes se hekurit kryesisht te shekullit VI –V p.e.r. Tuma te tilla te paeksploruara ka me shumice ne territorin e Hasit si Golaj, Perollaj, Helshan, Fajza, Tregtan, Brrut etj. Jane studiuar venbanime te tilla edhe ne Ujz e Rugove te Hasit.

• Vendbanimet shpellore kane perhapje ne zonen e larte te Hasit. E tille eshte Shpella e Dajcit e studiuar ne vitin 1985 -1987, e cila eshte banuar qe ne epoken e bronzit, hekurit e deri ne antiken e hershme. Vendbanime te tilla ka ne Qytetez ne Dobrune e Lipavec. Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë: Komuna Golaj me fshatrat: Golaj, Nikoliq, Vlahen, Dobrunë, Helshan, Kosturr, Perollaj, Zjeç, Letaj, Qarr, Bardhaj.

Shumë historianë e lidhin vendorigjinën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rrethin e Hasit ku fisi Mazreku mendohet se ka lidhje me fisin e Skënderbeut.