HISTORIA

                                          Kukesi    Hasi   Tropoja              

 Qarku i Kukesit ne etapat kohore:

I. Neoliti

Është gjurma më e vjetër e jetës njerëzore  e këtij qarku. Popullim të dendur ka pasur gjatë periudhave pasuese sidomos në luginat e Drinave, Pellgun e Tropojës dhe Pllajën e Hasit.

II. Shek. I pas Eres se Re

Qarku i Kukësit që në këtë periudhë  ka tërhequr vëmëndjen e udhëtarëve të ndryshëm per vendet si: Valbona (Tropojë), Bruti (Has) e Polina  (Kukës) që ishin vende relaksi e pushimi të emërtuara prej romakëve. 

III. Mesjeta e vonë

Një pjesë e qarkut i takonte zoterimeve të Dukagjinëve, një pjesë tjetër i takonte Pultit (Spanëve) dhe pjesa e mbetur zotërimeve të ndryshme. 

Treva e qarkut të Kukësit për 19 shekuj u bë pre e pushtimeve romake, bizantine, serbe, malazeze, bullgare, turke e austrohungareze.     

Që  nga kryengritjet kundër Tanzimatit  (1840 – 1863) e deri në shpalljen e pavarësisë (1912), malësitë e qarkut Kukës kanë qenë epiqendra të ngjarjeve të asaj kohe dhe banorët e tyre protagonistët kryesorë të  gjithë zhvillimeve historike që sollën pavarësinë e Shqipërisë.

  1. Periudha e Rilindjes

11 tetor 1911 u hap shkolla e parë shqipe në fshatin Kolesjan të  Qarkut  Kukës. E para shkollë shqipe dhe një nga më të hershmet në të gjithë veriun, e cila shënoi fillimin e shtrirjes së arsimit kombëtar në malësitë e Kukësit

9 nëntor - 6 dhjetor 1912 

Lufta e Lumës, e njohur si lufta legjendare e malësorëve lumjanë e të rrethinës me forcat pushtuese serbe, e cila ishte përqendruar kryesisht në Qafë të Kolesjanit dhe në dy krahët e saj, që nga shpatet e Koritnikut, Gjalicës, Kumashit, Kodrat e Gabnicës e në Drinin e Zi.

Tetor 1913 , ushtria serbe ushtroi një terror të pashembullt ndaj popullit shqiptar, masakroi qindra fshatarë të pafajshëm në Përbreg, Novoseje, Nimçe, Topojan, Kalis, Kolosjan etj. Për përmasat e masakrave serbe ka shkruar edhe shtypi i huaj të cilët i kane cilësuar masakrat si “Golgota Shiptare 1913”

Mars 1922  u krijua  Prefektura e Kosovës (qarku i sotëm i Kukësit) me qendër Krumën.

12 Tetor 1922 hapet shkolla e Internatit “KOSOVA”, në Krumë, ku mësuan shumë nxënës nga Kosova, Kukësi, Tropoja dhe Hasi. Sot kjo ndërtesë është Monument Kulture, dhe në vitin 1973 është shpallur objekt i rëndësisë së veçantë si pjesë e trashigimisë kulturore Shqiptare.

29 mars 1925 në Shpellën e  Dragobise së Tropojës, u vra Bajram Curri, njëri nga udhëheqësit kryesor të kryengritjes së përgjithshme të 1912, të qëndresës antiserbe gjatë viteve 1912-1921, dhe të revolucionit të qershorit 1924.

Mars 1925 u vendos kalimi  qendrës së Prefekturës së Kosovës, nga Kruma në Kukës.

1939 – 1944 Qarku i Kukësit si gjithë Shqipëria ishte nën pushtimin fashist Italian dhe Gjerman.

18 nëntor 1944, u çlirua qyteti i Kukësit.

V. Periudha e pas Çlirimit

1944 – 1990  e gjithë kjo është periudha ku Qarku i Kukësit si gjithë Shqipëria iu nënshtrua sistemit të centralizuar të komunizmit. Gjatë kësaj periudhe kemi disa ngjarje si;  kolektivizimi i bujqësisë, krijimi  kooperativave bujqësore, ngritja e ndërmarrjeve shtetërore dhe shtetëzimi i të gjitha aktiviteteve private që kishin funksionuar përpara çlirimit.

Mars 1962, u vendos transferimi i Kukësit të vjetër dhe ndërtimi i qytetit të Kukësit të Ri.

Në Gusht 1978  Kukësi i Vjetër ja la vendin ujërave të liqenit të Fierzës dhe filloi punë hidrocentrali i Fierzës.

1978 u përuruan dy urat e mëdha, mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhe që do të lidhnin qytetin e Kukësit të Ri me Tiranën dhe Hasin.

VI. Periudha e demokracise

Shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë e të izoluar në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist

Dhjetor 1990  Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin.

8 Dhjetor 1990  Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh.

5 Janar 1991   Formohet Partia Demokratike ne Kukës

31 Mars 1991  Mbahen zgjedhjet e para pluraliste.

27 Mars 1999  mijëra kosovarë të dëbuar prej trojeve të tyre, kaluan doganën e Morinit. Qarku i Kukësit i mirëpriti dhe i strehoi në shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

Në fillim të vitit 2000,  qyteti i Kukësit kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë për pritjen e madhe qëi bëri popullit kosovar

31 Tetor 2006,  përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, punimet e të cilit kishin filluar në Maj të 2003, me kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mban emrin  “Zajed Bin Sultan Al-Nahyan”

Qershor 2009  përurohet Rruga e Kombit,  (autostrada Durres – Kukës – Morine)