Java e Artit

Qarku i Kukësit është një vend shumë i njohur për vlerat e trashëgimisë kulturore në fusha të ndryshme të artit si: Etnografi, Folklor dhe në krijimtarinë e re të Artit Pamor në nivel kombëtar dhe më gjerë.
Java e parë e majit është shënuar për organizimin e kolonisë së artistëve, veprimtari e cila jep ndihmesë të madhe në pasqyrimin e vlerave natyrore dhe shpirtërore të rajonit tonë.
Në fushën e kulturës ndihmon duke krijuar një fond të rëndësishëm pikturash nga kjo trevë si dhe gjallërimin e jetës kulturore dhe nxitjen e artistëve të rinj në krijimtarinë artistike.Ky aktivitet është menduar të zhvillohet në 5 ditë, ku çdo ditë ka një axhendë të përcaktuar më parë.