Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944, në Bujan të Malësisë së Gjakovës, qëllimi i së cilës ishte nënshkrimi i një rezolutë për bashkimin e shqiptarëve.

Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, në përpjekje për të legjitimuar rezistencën e tyre, u mblodhën për marrjen e vendimeve në lidhje me drejtimin politik të ardhshëm për Krahinën e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit.

Konferenca u thirr për t’i dhënë një hov të ri Luftës Nacional Çlirimtare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.