103 VJETORI I LUFTËS SË LUMËS – SESION HISTORIK PËRKUJTIMOR

103 VJETORI I LUFTËS SË LUMËS – SESION HISTORIK PËRKUJTIMOR

Këshilli i Qarkut Kukës në kuadër të eventeve lokale të Qarkut organizoi aktivitetin historik për të përkujtuar ngjarjet historike të vitit 1912-1913 “Luftën e Lumës”.
Kjo betejë është një ndër betejat e rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Ajo është një faqe e papërsëritshme lavdie e heroizmi, nga më unikalet në historinë mijëvjeçare që zhvilluan shqiptarët kundër pushtuesve të huaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, historianë dhe veteranë, të cilët referuan kumtesa kushtuar historikut të betejës së Lumës, arritjeve dhe problemeve, kontributin dhe heroizimin e patriotëve të Lumës.
Përfaqësues të Prefekturës, të Bashkisë Kukës dhe institucioneve në fjalimet e tyre përshëndetën dhe vlerësuan këtë aktivitet.
Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Abedin Oruçi, shprehu mbështetjen e tij personale dhe të institucionit që përfaqëson për veteranët në rrugen e tyre të transmetimit të historisë së Qarkut tek brezat e rinjë.