27 Mars (1999 - 2014) Dita e Bujarisë – Bukë e Kripë e Zemër

15 vite me parë, më 27 Mars 1999 qindra mijëra kosovarë shpërngulen nga trojet e tyre si pasojë e spastrimit etnik.

Për të përkujtuar këtë ngjarje me vendim të Këshillit të Qarkut Kukës, kjo ditë u shpall si “Dita e Bujarisë”. Në kuadër të këtij eventi, Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit, Bashkinë Kukës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale organizuan një sërë aktivitetesh.

Aktiviteti përkujtimor filloi me ceremoninë e pritjes në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre zv. Ambasadori Francez, z. Didier Guilbert, zv. Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale të Republikës së Kosovës z. Berat Luzha, personalitete të pushtetit qëndror dhe lokal të asaj kohe dhe aktual nga Shqipëria dhe Kosova.