5 QERSHORI – DITA NDERKOMBETARE E MJEDISIT

Në ditën ndërkombëtare të Mjedisit dhe në kuadër të Javës Mjedisore, Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me institucionin e Prefektit, Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës dhe Komunat, organizuan aksione pastrimi në të gjitha Njesitë e Qeverisjes Vendore.

Në këtë aksion u bënë pjesë vullnetarë të pastrimit nxënësit e të gjitha shkollave 9 –vjeçare të qytetit dhe komunave, të cilët në bashkëpunim me punonjësit e institucioneve dhe komunave, shtrinë aksionin e tyre fillimisht në territoret e shkollave, në lagjet e qytetit dhe zonat qëndrore të komunave.

Klubi Mjedisor dhe Ambasadorët e Natyrës që janë të ngritura pranë shkollës së mesme “Havzi Nela” u bënë pjesë e një manifestimi sensibilizues në mbrojtje të mjedisit, duke shpërndarë broshura në kuadër të kësaj dite.

Grupi i punës i ngritur pranë Këshillit të Qarkut Kukës, përcaktoi fillimisht zonat e pastrimit në bazë të hartave të përgatitura paraprakisht. Përgjegjësit e grupeve do të monitorojnë gjate gjithë kohës mbarëvajtjen e operacionit dhe sigurinë e nxënësve.

Baza materiale për pastrimin e mbetjeve dhe materialet e ndërgjegjësimit u siguruan me fondet e Këshillit të Qarkut Kukës.