AKPT - Asistencë për hartimin e Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit

Në kuadër të nismës së marrë nga Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) “Asistencë për përgatitjen e Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit”, pranë Këshillit të Qarkut Kukës u zhvillua takimi me përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore.

Qëllimi i këtij takimi të organizuar nga AKPT-ja ishte prezantimi i strukturës së Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit, që do të hartohet nga NjQV-të.

Në këtë takim u diskutua për metodologjinë, që do të ndiqet për realizimin e raportit, punën në terren, mënyren e mbledhjes së të dhënave, periudhën kohore mbi të cilën do të realizohet ky raport, si dhe publikimin në Regjistrin e Planifikimit të Territorit.

Specialistët e AKPT-së të pranishëm në takim, vunë në dispozicion të të gjitha NjQV-ve materialet hartografike, mbi të cilat do të punohet për realizimin e Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit.
Në vazhdimësi të këtij proçesi, AKPT-ja do të ofrojë asistence teknike për problemet që mund të hasen gjate hartimit të raportit.