Ambasadori Austriak, z. Johann Sattler, zhvilloi një vizitë zyrtare në Këshillin e Qarkut Kukës.

Ambasadori Austriak, z. Johann Sattler, zhvilloi një vizitë zyrtare në Këshillin e Qarkut Kukës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me Qarkun e Kukësit dhe mundesitë e bashkëpunimit.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z. Abedin Oruçi e njohu z. Ambasador me gjendjen aktuale të rajonit në të gjitha fushat e zhvillimit, gjithashtu u vu theksi mbi bashkëpunimet e mundshme për zhvillimin e rajonit.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua punësimit të të rinjve përmes projekteve të ndryshme, me qëllim uljen e emigracionit.
Nga ana e tij, zoti Ambasador premtoi mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshem midis palëve.