Ambasadori Austriak, z.Florian Raunig, vizite pune ne Kukes.

Ambasadori Austriak, z.Florian Raunig, zhvilloi nje vizite pune ne Kukes, ku u prit nga N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes, z. Sherif Hasandoçaj.

Ne kete takim moren pjese perfaqesues te Ministrise se Jashtme te RSH, Agjensise Austriake per Zhvillim dhe AMMCO. 

N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes falenderoi Ambasaden Austriake per kontributin dhe ndihmen e dhene per viktimat e minave dhe personat e tjere ne nevoje, me pajisjen e Spitalit Civil Rajonal te Kukesit me aparatura mjekesore.

Gjate ketij takimi Ambasadori u njoh me resurset e rajonit te Kukesit, ku u prezantuan:

  • Projektetet e zhvillimit ne fushen e turizmit ne Luginen e Valbones, Liqenin e Fierzes dhe zonen e Shishtavecit.
  • Bujqesia dhe blegtoria si nje bosht tjeter kryesor i zhvillimit te rajonit, ku pjese e kesaj fushe jane dhe ndermarrja e iniciativave lokale per zhvillimin e biznesit te vogel, kryesisht ne fushen e perpunimit te geshtenjes qe perben masivin me te madh ne Ballkan.

Ambasadori Austriak, z.Florian Raunig shprehu mbeshtetjen e tij ne drejtim te bashkepunimit te metejshem me Keshillin e Qarkut Kukes.