Ambasadori Norvegjez, Z. Jan Braathu, vizitë në Këshillin e Qarkut Kukës

Ambasadori Norvegjez, z. Jan Braathu zhvilloi një vizitë zyrtare në Këshillin e Qarkut Kukës.
Qëllimi i këtij takimi ishte monitorimi i projekteve të financuara nga Ambasada Norvegjeze në Qarkun e Kukësit, projekte këto të implementuara nga Shoqata Alb-Aid, si dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit për projekte të tjera në vazhdim.

Projektet Cross-border midis Shqipërisë dhe Kosovës ishin një çështje me interes për të dyja palët, ku u diskutua mbi mundësitë e mbështetjes për projekte të tilla.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z.Ibsen Elezi në fjalën e tij falenderoi Ambasadën Norvegjeze për mbështejen e saj me projekte për zhvillimin e Qarkut të Kukësit, si dhe theksoi që prezenca e Ambasadës Norvegjeze në Kukës është e rëndësishme.

Shkëmbimi i eksperiencave midis Këshillit të Qarkut Kukës dhe një rajoni të përafërt norvegjez ishte një temë e rëndësishme e takimit. Gjithashtu zhvillimi i turizmit, sidomos atij malor, ishte një çështje me interes, ku u diskutua mbi mundësitë e zhvillimit të këtij sektori duke parë natyrën e mrekullueshme të Qarkut të Kukësit, i cili ndikon dhe në përmirësimin e jetës social-ekonomike të banorëve.

Ambasadori Norvegjez shprehu mbështetjen e tij dhe të ambasadës për të krijuar marrdhëniet e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta, si dhe me rajone të ngjashme norvegjeze.