“ARTKUKËS” eventi lokal që tërheq vëmendjen e piktorëve turq

Në kuadër të  workshop-it mbi pikturën  të zhvilluar nga “ARTREGO” në Suharekë, rreth 20 piktorë turq vizituan ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës.

Ata u njohën me disa nga veprat e artit të Kolonisë së piktorëve: “ArtKukës 2013”, “ArtKukes 2014”, një aktivitet i përvitshëm, i cili nxit interesin për artin pamor, si dhe afirmon vlerat piktoreske dhe turistike të natyrës së rajonit tonë.

Duke falenderuar Kryetarin e Këshillit të Qarkut për mbështejen ndaj të apasionuarëve të këtij arti, piktorët shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë e Kolonisë së piktorëve vitin e ardhshëm.