Per te permbyllur nje muaj te mbushur me aktivitete ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, me date 25 nentor 2012 u inagurua sheshi me emrin e nje prej figurave me te shquara te Lumes dhe te Shqiperise, sheshi me emrin “Muharrem Bajraktari”.
Evenimenti u hap me nje fjalim mbi rendesine e kesaj figure te shquar, njeriut shume dimensional, qe kontriboi ne forcimin e shtetit dhe modernizimin e tij, nacionalistit qe ju kundervu pushtimit Italian dhe Gjerman, vizionarit qe u be mbeshtetes i forcave aleate gjate luftes se dyte boterore, antikomunistit te vendosur, diplomatit te lindur per te cilin jane shkruar libra nga shqiptare e te huaj.
Te pranishem ne kete inagurim ishin Ministri i Brendshem Z.Flamur Noka, deputete te zones Z.Emin Gjana, Z. Fatos Hoxha, Z. Besnik Dusha, Kryetari i Bashkise Kukes Z.Hasan Halilaj, Kryetar i Keshillit te Qarkut Kukes Z.Ibsen Elezi, anetare te Keshillit Bashkiak, historiane, familjar dhe te aferm.
Fjalen e rastit e mbajten Ministri i brendshem Z. Flamur Noka, Kryetar i Bashkise Kukes Z.Hasan Halilaj, historiani i njohur Z.Shefqet Hoxha, i aferm i familjes Z.Bilbil Bajraktari te cilet lartesuan figuren e shquar te Lumes, Muharrem Bajraktarin.
Evenimenti u mbyll me nje koktejl te shtruar per nder te pjesmarresve.