Dekorimi i dy personaliteteve te shquara Z. Rexhep Ferri dhe Z. Sabri Fejzullahu.

Keshilli i Qarkut Kukes organizoi per nje jave rrjesht kolonine nderkombetare te piktoreve ne qytetin e Kukesit ku i dhane nje gjalleri qytetit dhe jetes artistike te saj.

Gjate kesaj jave piktoret dhe artistet e ftuar u organizuan ne nje sere eventesh dhe udhetimesh te vogla per te hedhur ne telajo ato bukuri qe ky vend posedon. Nje nga aktivitetet ishte dhe pjesmarrja e tyre  ne diten festive te Shengjergjit  ne Komunen Shishtavec ku u frymezuan nga bukurite natyrore, kulturore dhe tradicionale te zones.

Sot me date 8 maj ne mbyllje te ketij aktiviteti u dekoruan dy personalitete te shquara te artit, akademiku Z. Rezhep Ferri dhe kengetari i njohur Z. Sabri Fejzullahu ku na nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe vleresuan kete nisme te ndermarre.

Per ti pershendetur dhe nderuar dy personalitetet ishin pergatitur poezi  te Rexhep Ferrit dhe nje kenge te Sabri Fejzullahut nga nxenesit e shkollave.

Gjate ketij aktiviteti u dhane certifikata pjesmarrjeje per artistet pjesmarres ne kete koloni te cilet i dhane nje fryme artistike, kulturore  ketij vendi duke krijuar keshtu  nje fond me vepra arti per qarkun tone.

Me pas aktiviteti u pasua me viziten ne ekspoziten  e pikturave dhe veprave te artit te pergatitura nga artistet  e kolonise “Art Kukes 2013” ku kishte nje pjesmarrje masive te qytetareve te Kukesit.

Nje takim zyrtar ne ambjentet e Keshillit te Qarkut Kukes beri te evidentohen me nga afer te mirat qe ky aktivitet sjell dhe keshilla se cfare mund te bejme akoma me shume me koloni te tjera jo vetem ne fushen e piktures.

Per te ftuarit u shtrua dhe nje dreke ne nder te tyre.