Dita Boterore e Mjedisit, takim me Inxhiniere dhe Specialiste te fushes.

Me datë 05.06.2013, prane Keshillit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me Inxhiniere dhe Specialiste te fushes se mjedisit ne kuader te Dites Boterore te Mjedisit.

Ne kete takim u be një prezantim i shkurtër i situates Mjedisore ne rajon, si dhe u prezantuan disa projekte qe kane impakt ne mjedis siq ishin;

  • “Mbrojtja Civile” nje projekt i cili ka te beje me ngritjen e grupeve te emergjencave  ne cdo njesi vendore te qarkut, grup i cili do menaxhoje situatat emergjente (zjarret ne pyje dhe emergjencat dimerore)
  • “Pyllezimi i disa zonave me perparesi zonat e turizmit” siq eshte Gryka e Vanave.

Diskutimi u perqendrua me shume tek “Ngritja e nje Landfilli Rajonal per Menaxhimin e Mbetjeve” ne shkalle qarku, dhe u hodhen disa ide mbi zonen ku mendohet se eshte me e pershtatshme per ngritjen e landfillit.

Gjithashtu u diskutua edhe per ngritjen e nje Grupi per menaxhimin e Parqeve te shumta dhe te veqanta qe ka rajoni yne.

Pas diskutimit të këtyre projekt - ideve pjesemarresit shprehën gadishmërinë e tyre për një bashkëpunim të metejshem në mbështetje të mbrojtjes se mjedisit dhe zhvillimit te rajonit të Kukësit.