DITA E DRINIT – NJË EVENT I KTHYER NË TRADITË.

Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Shoqatën Ekologët për Rajonin, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, AZHR dhe me mbështetjen e SWG organizuan aktivitetin “Dita e Drinit” që kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit për vlerat e pasurive ujore të basenit të Drinit, promovimin e tyre dhe edukimin për një sjellje sa më miqësore ndaj mjedisit dhe biodiversitetit në përgjithësi.
Ky aktivitet filloi me sesionin shkencor, ku specialist të fushave të ndyshme prezantuan kumtesa me tema mbi Basenin e Drinit.
Gjithashtu, të pranishmit paten mundësinë të vizitonin ekspozitën fotografike për mjediset ligatinore dhe botën ujore në rrjedhjen e sipërme të Drinit.
Kjo ditë sensibilizimi u mbyll me garën me kanoe, e organizuar për herë të parë këtë vit dhe është një hap drejt zhvillimit të sporteve ujore në ujrat e liqenit të Fierzës.