Dita e Triumfit të Paqes, 12 Qershor 1999-2014

Këshilli i Qarkut Kukës në kuadër të ditës së Triumfit të Paqes dhe në vazhdimësi  të “Ditës së Bujarisë” (27 Mars 2014) organizoi ceremoninë e dekorimit të  gazetarëve lokal, si shenjë  vleresimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në pasqyrimin mediatik të ngjarjeve të krizës Kosovare të vitit 1999.

Ky event u organizua në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë. Në fjalën e tij të rastit, drejtuesi i këtij Unioni, z. Aleksandër Çipa, falenderoi të pranishmit  dhe shprehu mirënjojhjen e tij për punën e gazetarëve . Ai gjithashtu bëri të ditur hapjen e degës së Unionit të Gazetarëve në Kukës, duke e konsideruar Kukësin si një pikë kyçe të medias mbarëshqiptare.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z. Ibsen Elezi, falenderoi të gjithë ata gazetarë që me punën e tyre informuan mbarë botën mbi ngjarjet që po zhvilloheshin në Kosovë në Mars të vitit 1999. Ai gjithashtu vuri theksin se përmes punës së tyre, historia ka dëshmi të shumta mbi ngjarjen, e cila trazoi botën.