Dita nderkombetare e ndergjegjesimit ndaj minave dhe asistences per viktimat.

Ne kuader te 4-Prillit, dites nderkombetare te ndergjegjesimit ndaj minave organizata ALB-AID ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Rajonale organizuan nje sere aktivitetesh. Aktivitetet filluan me krosin pranveror me nxenes te shkollave 9-vjecare te Bashkise Kukes ku u ndane dhe çmimet per kategorite meshkuj dhe femra.

Me pas aktiviteti u zhvendos ne Pallatin e Kultures ku u zhvillua nje konkurs me krijime figurative me teme “4-Prilli Dita Nderkombetare e Ndergjegjesimit ndaj Minave. Ne kete ekspozite ku u paraqiten krijime te nxenesve te shkollave te ndryshme ishin te pranishem dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes z.Ibsen Elezi, Drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale z.Ylli Metalia, drejtore dhe mesues te shkollave te Bashkise Kukes etj. Ne fjalen e tij pershendetese z.Ibsen Elezi pergezoi shoqaten Alb-Aid per punen qe ka bere nder vite ne luften kunder minave, armeve dhe municioneve dhe ne ofrimin e ndihmes dhe asistences per viktimat dhe familjet te tyre.

Ne fund te ketij aktiviteti u ndane dhe çmime per krijimet me te arrira.