Dita Rajonale e Arsimit

Në kuadër të Ditës Rajonale të Arsimit, Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës, përkujtuan sot 103 vjetorin e hapjes së shkollës  së parë shqipe në krahinën e Lumës.

Ky event filloi me një program artistik të organizuar nga shkolla 9-vjecare “Lidhja e Prizrenit” në Kolesjan, e cila shërbeu për formimin e brezave në vite.

Shkolla e Kolesjanit ishte flakadani i arsimit për Rajonin ku mësuan intelektualë për të cilët Qarku Kukës sot krenohet.

Aktiviteti pasoi me sesionin përkujtimor në Kukës, ku u theksua se historia e arsimit tonë është një histori luftërash  dhe përpjekjesh të  një populli të vogël në numër, por të madh për sa i përket botës së tij shpirtërore dhe vullnetit për të qenë i lirë dhe i pavarur.

Në këtë aktivitet nderoi me pjesmarrjen e tij figura e shquar, Prof. Dr Dritan Spahiu, ish nxënës i shkollës së Kolesjanit