Festa e Gështenjës bashkon në Tropojë artistët e trevave shqiptare

Në kuadër të “Festës së Gështenjës” u organizua një koncert festiv me këngë e valle tradicionale të trevave shqiptare brenda dhe jashtë vendit me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar .

Emra të njohur të muzikës shqiptare, si dhe këngëtarë nga Kosova e Maqedonia; grupet e valltarëve nga Tropoja, Gjakova e Saranda sollën një atmosferë festive për të pranishmit, ku nuk mungoi dhe humori i spikatur shkodran.

Në kuadër të këtij manifestimi ishte shtruar panairi për prezantimin e prodhimeve me bazë gështenjën duke e njohur komunitetin me shumëllojshmëritë e gatimit të këtij fruti.

Për të ftuarit u shtrua një drekë ku krahas gatimeve tradicionale, u mbajt e gjallë atmosfera e këngëve e valleve.