Festa e Gështenjës- Nderon me pjesëmarrje Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Për të dytin vit rradhazi, Bashkia e Bajram Currit në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës organizuan “Festën e Gështenjës”, një event tashmë i kthyer në traditë.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e produkteve dhe nënprodukteve të gështenjës, si dhe nxitjen e kultivuesëve në rritjen e prodhimit të saj.

Në këtë event nderoi me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, i cili në fjalën e tij të rastit krahas vlerësimit për ndërrmarrjen e inicitivave të tilla u shpreh se: “Tropoja me bukuritë dhe traditat e saj, gjithmonë ka tërhequr vëmëndjen e poetëve, këngëtarëve, shkrimtarëve që i kanë shkruar e kënduar këtij vendi.”

Në emër të Presidentit të Republikës u dhanë tre çmime me titullin “Mjeshtër i Madh” për tre figura të Tropojës.

  1. Fatmira Breçanin, këngëtare
  2. Hamit Alilaj, shkrimtar
  3. Azgan Haklaj, për veprimtarinë e tij letrare e artistike.

Të ftuar ishin gjithashtu dhe përfaqësues të pushtetit vendor nga vendi, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët në fjalimet e tyre vlerësuan nisma tilla