" Festa e Gjallices " - Ngjitje ne Malin e Gjallices

 
Të enjten e parë të çdo muaji Gusht, në Kukës festohet Dita e Gjallicës.
 
Në ditën e festës së Gjallicës, e cila këtë vit i takoi data 7 Gusht 2014, Këshilli i Qarkut Kukes dhe Komuna Shtiqën në bashkëpunim me Shoqatën e Alpino-Turistike Kukës, organizuan ngjitjen në malin e Gjallicës.
 
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e pjesëmarrësve me peisazhet natyrore turistike, traditat kulturore të zonës si dhe promovimin e sportit të ngjitjeve Alpinistike.
 
Të ftuar ishin shoqata e Alpinistëve të Shqipërisë, Shoqata e Bjeshkatarëve, Agjensi të ndryshme Turistike, Media si dhe shume të rinjë dhe alpinistë të tjerë të cilët shprehën dëshirën të ngjiten në majën e Gjallicës në kuadër të kësaj feste.
 
Itinerari filloi nga qyteti i Kukësit, ndalesa e parë ishte te Laku i Dardhës për të vazhduar më pas në Vojvodë dhe ngritja e kampit të pushimit në stanet e Kroit të Kuq. Më pas vijoi me ngjitjen në majën e Gjallicës, ku 2486 m të këtij mali i ofruan pjesmarrësve pamje mahnitëse të zonave përreth.
 
Aktiviteti u mbyll me një drekë me gatimet tradicionale të zonës.