Fondacioni Vodafon Albania shpall thirrjen për aplikime për projekte sociale

FONDACIONI VODAFON ALBANIA shpall thirrjen për projekte, në kuadër të programit “Smart Solution”, në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës.

Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, u diskutua mbi rrugët që duhet të ndiqen për formën e aplikimeve për të përfituar nga ky program, si dhe rëndësinë e investimeve sociale për të ndihmuar njerëzit që të kenë një jetë më të mire.

Gjithashtu u paraqiten dy shembuj nga përfituesit e mëparshëm, konkretisht për rikthimin në shkolla të fëmijeve që kishin braktisur shkollat dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Thirrja do të jetë e hapur deri në muajin Korrik 2014.