Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve lokal në fushën e mjedisit

Në kuadër të zbatimit të projektit “Mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Mjedisor ne Zonën Ndërkufitare Përmes Nismave të Përbashkëta” (S.S.E.D.A.M), projekt ky i financuar nga BE dhe zbatuar nga qendra Integrim dhe Zhvillim Demokratik, në të cilin Këshilli i Qarkut Kukës është partner, u finalizua sot trajnimi tre ditor “Trajnim i Trajnerëve”.

Ky trajnim kishte për qëllim të trajnojë, këshillojë, aftësojë dhe të fuqizojë me tej kapacitetet dhe njohuritë e aktorëve lokal për të adresuar në mënyrë sa më efikase sfidat dhe mundësitë që lidhen me Mjedisin.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të NJQV, institucioneve arsimore, mjedisore, shoqëri civile gjithashtu edhe pjesëmarrës të Klubeve Mjedisore të ngritura në dy anët e kufirit Shqipëri – Mal i Zi.

Në këtë trajnim përveç tematikës kryesore që kishte të bënte me mjedisin, u trajtuan edhe pika të tjera të rëndësishme të cilat lidhen me të siç janë;

  • Projektet e IPA dhe kërkesat që duhet të përmbushë një projekt për të aplikuar në këto fonde.
  • Njohuri mbi legjislacionin mjedisor në Shqipëri dhe Malin e Zi
  • Rëndësia e Klubeve Mjedisore dhe roli i tyre në nivel lokal dhe rajonal
  • Ndërgjegjësimi i komunitetit në vendimarrje për çështjet mjedisore.

Në fund të trajnimit u mbajt një ceremoni  përmbyllëse e këtij aktiviteti si dhe shpërndarja e çertifikatave për pjesëmarrësit.