Gëzuar “1 Qershorin”

Në kuadër të festës së “1 Qershorit”, Këshilli i Qarkut Kukës shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetim në Kukës, Novosej, Has dhe Tropojë.

Në fjalën e tij të rastit Kryetari i Këshilli të Qarkut Kukës, z. Abedin Oruçi, theksoi se fëmijët e Qarkut të Kukësit dhe sidomos ato në nevojë kanë qenë dhe do të jene gjithmonë në fokus të këtij institucioni.

Ne do mbeshtesim çdo iniciativë në ndihme të tyre dhe do të bëjmë të mundur krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e metejshëm të tyre.