Grupet në nevojë në fokus të Këshillit të Qarkut Kukës

Në kuadër të projekteve me fokus grupet vulnerable, shoqata “Hope & Home” zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës mbi mundësitë e bashkëpunimit mes palëve për projekt ndërkufitar me Kosovën, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Studimi mbi vlerësimin e grupeve në nevojë dhe grumbullimi i të dhënave mbi këto të fundit për Qarkun e Kukësit është një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti.

Në fund të takimit u ra dakort mes palëve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit, si dhe caktimin e personit të kontaktit, i cili do të ndjekë të gjithë proçesin për një zbatim të suksesshëm të projektit.