“ Hapja e sezonit Turistik 2014 '', në Parkun Kombëtar të Valbonës

Komuna Margegaj në bashkëpunim më Këshillin e Qarkut Kukës, organizoi hapjen e sezonit turistik 2014 në Valbonë.

Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, turist të huaj dhe vendas, student të Universitetit të Tiranës, operatore turistik etj.

Fillimisht për të gjithë të pranishmit u mbajt një koncert ku u prezantuan këngë, valle e lojra popullore tradicionale nga banorët vendas.

Për të vazhduar më tej me panairin e artizanatit, ku u ekspozuan një larmishmëri produktesh dhe objekte të traditës duke filluar që nga veshjet tradicionale, punimet në vek, punët e dorës e deri tek punimet gdhendjet në dru.

Aktiviteti u mbyll me panairin e gastronomisë nga ku të pranishmit kishin mundësinë të shijonin gatimet tipike të zonës.