JAVA MJEDISORE RAJONALE - Pastrimi i Liqenit te Fierzës

Në kuadër të Javës Mjedisore dhe Ditës Botërore të Mjedisit, Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me institucionin e Prefektit, Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës, organizuan për të tretën herë aksionin e pastrimit të liqenin të Fierzës dhe zonave përreth tij.

Në këtë aksion u bënë pjesë vullnetarë për pastrim:

  • Institucionet e qytetit,
  • Shkolla e mesme “Ahmet Voka” Gostil,
  • Shkolla e mesme “Havzi Nela” Kukës,
  • Detashmenti Rajonal i Mbrojtjes.

Grupi i punës i cili funksion që nga fillimi i këtij sezoni pastrimi, përcaktoi paraprakisht një zonë më të zgjeruar pastrimi, ku pjesëmarrja ishte mjaft masive. Në aksion u angazhuan edhe 3 varka për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.

Baza materiale për pastrimin e mbetjeve u siguruan nga fondet e Këshillit të Qarkut Kukës. Përgjegjësit e grupeve do të monitorojnë gjatë gjithë kohës mbarëvajtjen e operacionit.

Transportin e mbetjeve nga zonat e grumbullimit në pikën kryesore e organizuan Bashkia Kukës dhe Komuna Shtiqën.

Pas grumbullimit të mbetjeve ato do të tërhiqen sërish nga një kompani ricikluese.

Në kuadër të Javës Mjedisore dhe të Ditës Botërore të Mjedisit - 5 Qershori, do të ketë aktivitete të tjera pastrimi dhe ndërgjegjësimi.