Këshilli i Qarkut Kukës paraqet Draft Planin Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve

U prezantua sot Draft Plani Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve për Qarkun e Kukësit. Ky draft plan është rezultat i bashkëpunimit dhe partneritetit mes Këshillit të Qarkut Kukës, Ministrisë së Mjedisit, mbështetur nga projekti SELEA, me financimin e Bashkimit Europian për të ndërtuar konsensus mes aktorëve të pushtetit qëndror dhe vendor, industrisë dhe aktivistëve vullnetarë, në lidhje me tërësinë e teknikave të duhura, në menaxhimin e mbetjeve urbane në rajon.

Draft Plani i Menaxhimit të Mbetjeve për Kukësin ofron zgjidhje lokale gjerësisht të pranuara dhe një kuadër të miratuar pune, sipas të cilit mund të merren vendime lidhur me infrastrukturën që nevojitet për të përmbushur zbatimin e praktikave më të mira mjedisore.

Ky draft plan synon të zvogëlojë sasinë në rritje të mbetjeve, përmes bashkëpunimit individual dhe kolektiv në nivel vendor dhe në kuadër të nismave të tjera të ndërmarra në shkallë vendi, për të zvogëluar sasinë e mbetjeve në burim.

Në  prezantimin e këtij plani përveç institucioneve dhe NJQV vendore morën pjesë dhe

Z. Antoine Avignon, Përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Znj. Olijana Ifti, Zëvendëse Ministre e Mjedisit

Znj. Narin Panariti, Zëvendës Drejtuese e projektit SELEA

Gjithashtu Plani Rajonal i Menaxhimit te Mbetjeve përveçse është mbështetur në parimet kryesore të BE-së, është një nismë shumë e rëndësishme për Qarkun e Kukësit, si një nga objektivat e tij si institucion, i cili gjatë zbatimit të tij do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e mjedisit.