Kolonia Nderkombetare e Piktoreve “ART-KUKES 2013 ”.

Keshilli i Qarkut Kukes ne kuadrin e promovimit te vlerave natyrore, kulturore dhe sociale-ekonomike te rajonit ( duke e pare si nje mbeshtetje te Strategjise se Zhvillimit Rajonal) organizon kolonine nderkombetare te piktoreve “Art-Kukes 2013”

Ky aktivitet organizohet nga data 3 deri me 8 Maj 2013 me pjesmarrje te artisteve vendas dhe te huaj, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni.

Kjo nisme u ndermor per te nxitur interesin per artin pamor si dhe afirmimin e vlerava piktoreske dhe turistike  te natyres Kukesit. Gjithashtu krijimi i nje baze me vepra arti per ekzistencen ne te ardhmen te nje galerie arti.

Me date 3 Maj u organizua ceremonia e hapjes se ketij aktiviteti ku artistet u njohen me njeri tjetrin, shkembyen ide dhe shprehen mirenjohje per vleresimin e artit nga pushteti vendor i Kukesit qe bene te mundur realizimin e ketij eventi.

Kryetari i Keshilit te Qarkut, Z. Ibsen Elezi falenderoi artistet per pjesmarrjen e tyre ne kete aktivitet  ku theksoi rendesine e artit si mjet per gjallerimin e jetes kulturore dhe nxitjen e artisteve te rinj ne krijimtarine artistike.

Kjo veprimtari jep ndihmese te madhe ne pasqyrimin e vlerave natyrore dhe shpirterore te rajonit tone.