Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “ART-KUKËS 2014”

Këshilli i Qarkut Kukës në kuadrin e promovimit të vlerave natyrore, kulturore dhe social-ekonomike të rajonit organizon për të dytin vit rradhazi koloninë ndërkombëtare të piktorëvë “Art-Kukës 2014”, një ndër eventet më të rëndësishme të Kalendarit të Eventeve Lokale të Qarkut.

Ky event nxit interesin për artin pamor, si dhe afirmon vlerat piktoreske dhe turistike të natyrës së Kukësit.

Aktiviteti organizohet nga data 1 deri më 6 Maj 2014 me pjesëmarrje të artistëve vendas dhe të huaj, Kosovë, Maqedoni dhe Austri.

Më datë 1 Maj u organizua ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, ku artistët u njohën më njëri tjëtrin, shkëmbyen ide dhe shprehën mirënjohje për vlerësimin e artit figurativ nga pushteti vendor i Kukësit që bën sërish të mundur realizimin e këtij eventi.

Kryetari i Këshilit të Qarkut, z. Ibsen Elezi falenderoi artistët për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet ku theksoi rëndësinë e artit, si mjet për gjallërimin e jetës kulturore dhe nxitjen e artistëve të rinj në krijimtarinë artistike.