Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “ARTKUKËS 2014”, Ceremonia e mbylljes

Java e Kolonisë së piktorëvë “ArtKukës 2014”ku morën pjesë 32 piktorë nga Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Austria vijoi me drekën përmbyllëse ku u dhanë çertifikata pjesëmarrjeje për artistët, të cilët i dhanë një frymë artistike, kulturore këtij vendi duke krijuar një fond me vepra arti për qarkun tonë.

Në një telajo të veçantë, artistët lanë gjurmët e tyre me shkrim duke përcjellë kështu mesazhin e bashkëpunimit.

Ky aktivitet u mbyll me një ekspozitë të pikturave dhe veprave të artit të përgatitura nga artistët e kolonisë “Art Kukës 2014” në ambjentet e +ArtCafé. Kjo ekspozitë do të qendrojë e hapur në ditët në vazhdim për banorët e Qarkut të Kukësit.

Kryetari i Këshilit të Qarkut, Z. Ibsen Elezi falenderoi artistët për pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet, ku theksoi rëndësinë e artit dhe rolin mbështetës në këtë fushë nga pushteti vendor.