Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “ARTKUKËS 2014”, sesioni i dytë.

Kolonia e piktorëve “ArtKukës 2014” e organizuar nga Këshilli i Qarkut Kukës solli një gjallëri për jetën artistike të Kukësit në sesionin e dytë të tij.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kukës, piktorët patën mundësinë të njiheshin më nga afër me atraksionet turistike të qytetit të Kukësit dhe zonave përreth. Vizita në fshatin turistik të Shishtavecit përkoi me festën e Shëngjergjit, një datë kjo e shënuar në Kalendarin e Eventeve Lokale te Qarkut.

Një rëndësi të veçantë kishte vizita në zonat ndërkufitare, konkretisht në qytetin muze të Prizrenit, e cila solli pasurimin e galerisë së pikturave me pamje nga natyra dhe kultura e këtyre dy zonave.