Konferenca e thirrjes se pare per projekt propozime nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit te Borxhit per Zhvillim

Me date 10 Dhjetor 2012 ne ambjentet e hotel Tirana International u zhvillua Konferenca e pare per thirrjen e projekt propozimeve nga IADSA. Ne kete konference moren pjese Kryetari  i Keshillit te Qarkut Kukes  dhe stafi I Drejtorise se Hartimit dhe Koordinimit te Projekteve. 

Ky program aktual i bashkepunimit dhe zhvillimit Italo –Shqiptar perfshin nje instrument inovativ financimi, Programin e Konvertimit te Borxhit per Zhvillim (IADSA) e cila ka per qellim te mbeshtese zbatimin e projekteve ne sektorin social, propozuar nga institucionet perkatese Publike Shqiptare.  Ministria e Financave te Republikes se Shqiperise dhe Ambasada Italiane ne Tirane kane themeluar Komitetin e Menaxhimit te IADSA-s i cili mbeshtetet nga Njesia e Mbeshtetjes Teknike (TSU).

Ne kete konference u diskutuan se cilat jane projektet e pranueshme, projekte qe duhet te bazohen mbi prioritetet strategjike te perfshira ne Stategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim (2007-2013), stategjite e rishikuara sektoriale dhe ndersektoriale dhe Planin e Veprimit Kombetar per Implementimin e  Marreveshjes se Asocim Stabilizimit.