Konferenca perfundimtare e projektit nderkufitar me Malin e Zi “Rrenjet e perbashketa dhe Bashkepunimi Kulturor”.

Keshilli i Qarkut Kukes, Shoqata “Kulture-Media-Art” dhe Akademia e Muzikes se Cetinjes realizuan sot me date 15 prill 2013 konferencen perfundimtare te eventeve te realizuara nga ky projekt nderkufitar.

Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes Z.Ibsen Elezi, Presidentja e Shoqates Kulture- Media- Art Zj. Zana Cela dhe Z. Miran Begic Dekan i Akademise se Muzikes ne Cetinje bene nje prezantim te shkurter per rendesine qe ky projekt pati ne zbatimin e tij dhe pikat e perbashketa qe Shqiperia dhe Mali i Zi  kane sebashku. Ata falenderuan Bashkimin Europian qe iu dha mundesine te zbulojne rrenjet e perbashketa dhe te kene nje bashkepunim kulturor mes dy shteteve.

Gjithashtu ata shprehen mirenjohje per artistat, studiuesit dhe artizanet qe i dhane jete ketij projekti me punen e tyre te palodhshme.

Pjese e kesaj Konference ishin edhe studiuesit Shqiptare dhe Malazeze te cilet bene prezantimet e tyre perkatese per kerkimet qe ata kane kryer pergjate nje viti.

Ne konference mori pjese edhe perfaqesues i BE perkatesisht i Programit Ipa- Crossborder i cili pergezoi per arritjen e ketij projekti dhe bashkimin e pikave te perbashketa qe keta dy vende zoterojne.

Per te konkretizuar ato cfare u thane,  u shfaq dhe nje film dokumentar  per te gjithe aktivitetet e realizuara ne kuader te ketij projekti per nje periudhe njevjecare.