Konkurs “ Sipërmarrësit e së nësërmes ” – Plane Biznesi

Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare të punës (ILO), UNDP dhe Këshillin e Qarkut Kukës organizuan në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” konkursin për plan biznesin më të mirë “Sipërmarrësit e së nesërmes”. Në këtë konkurs u prezantuan disa plane biznese, ku me te mirat u cilesuan plan bizneset e mëposhtme:

  • Kultivimi i kërmillit dhe tregtimi i tij
  • Avin Design
  • Ndërtimi I rezervatit për kultivimin dhe tregtimin e peshkut
  • Bar Restorant Tradita Kuksiane

 

Kryetari i Këshillit të Qarkut në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi studentët për punën e bërë si dhe siguroi mbështetjen e Këshillit të Qarkut Kukës për t’i vënë në jetë idetë e tyre.