Konkursi letrar " Çmimi Agim Spahiu "

Për të dytin vit radhazi u organizua Konkursi letrar "Çmimi Agim Spahiu" në fushën e poezisë, duke e kthyer në një eveniment të rëndësishëm të përcaktuar në kalendarin e veprimtarive të Këshillit të Qarkut të Kukësit.

Këtë vit, përveç krijuesve të Qarkut Kukës, janë përfshirë edhe krijues nga rajonet e Prizrenit, Gjakovës, Therandës dhe Dragashit.

Këshilli i Qarkut Kukës, në bashkëpunim me Klubin letrar “Anton Pashku” Kukës organizimin e kësaj veprimtarie e shohin si shenjë nderimi ndaj njeriut, qytetarit, mësuesit dhe poetit Agim Spahiu.
Njëkohësisht edhe Personalitetit të shquar të Qarkut Kukës, për shembullin e një arti që shtegton vazhdimisht  për shkak të vlerave estetike.

Gjatë aktivitetit u interpretuan 10 krijimet më të mira të perzgjedhura nga juria e nderuar, e përbërë nga akademiket: Sadik Bejko, Naime Beqiraj dhe Petrit Palushi.
Poezia " Globi im i heshtur" e shkruar nga shkrimtarja Majlinda Dulla u vlerësua nga juria me "Çmimin Agim Spahiu"