Konsulli Italian z. Roberto Andreotti nderohet nga Keshilli Qarkut Kukes.

Keshilli i Qarkut Kukes  organizoi ceremonine e dhenies se titullit te nderit  per Konsullin Italian z. Roberto Andreotti, per kontributin e çmuar dhene ne zhvillimin e Qarkut te Kukesit, si dhe forcimin e marredhenieve te bashkepunimit dhe miqesise me Qeverine Italiane.

Ne kete Ceremoni ishte prezent dhe Konsullja e Tiranes Znj. Sussana Schlein e cila pergezoi punen dhe bashkepunimin midis Keshillit te Qarkut dhe Konsullates Italiane ne Shkoder, veçanerisht punen e z. Andreotti. Ne fjalen e saj ajo shprehu mbeshtetjen e Ambasades Italiane per te vazhduar bashkepunimin e metejshem.

Ne kete  ceremoni moren pjese dhe perfaqesues te institucioneve shteterore rajonale dhe OJF te ndryshme lokale.

Ne nder te Konsullit u organizua nje program i shkurter artistiko-letrar ne gjuhen Italiane nga nxenesit e shkollave te qytetit te Kukesit.