Konsulli Italian z. Roberto Andreotti vizite ne Kukes

Konsulli Italian z.Roberto Andreotti, i shoqeruar nga Zv.Presidenti i Dhomes se Tregtise Italo-Shqiptare, z.Alessandro Limata ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Kukes. Takimin e pare z. Andreotti e ka zhvilluar ne ambjentet e Keshillit te Qarkut ku eshte pritur nga Kryetari, z.Ibsen Elezi.

Kryetari i Qarkut e njohu z.Andreottin me nevojat dhe potencialet qe ka Qarku i Kukesit.

Gjate takimit u diskutua mbi mundesine e shfrytezimit te ketyre potencialeve per projekte zhvillimi, ekonomike dhe sociale.

Z. Andreotti dhe Z. Limata shprehen gatishmerine e tyre per te ndihmuar Qarkun e Kukesit ne nxitjen e sipermarresve italiane per te investuar ne Kukes ne mbeshtetje te bizneseve vendase.

Ne fund te takimit u ra dakort nga te dy palet per te bere binjakezim me rajone te peraferta Italiane per shkembim eksperience dhe permiresimin e sherbimeve ndaj qytetareve.

Pas ketij takimi Konsulli Italian zhvilloi vizita ne shkollen 9-vjeçare “A.Rustemi” dhe shkollen e mesme te pergjithshme “H.Nela” ku u njoh me veprimtarite jashte kurrikulare te nxenesve me fokus mjedisin dhe edukimin e brezave mbi arsimin profesional.

Gjithashtu, z. Andreotti zhvilloi nje vizite ne kantinen e pijeve “Ervin” ku vezhgoi nga afer mundesite e zhvillimit te biznesit ne Kukes dhe stimulimin e tyre per rritje te ketyre bizneseve.

Ne mbyllje te axhendes se tij Konsulli vizitoi aeroportin e Kukesit ku u diskutua mbi mundesite e shfrytezimit dhe venies ne funksion te tij.

Ne nder te tij u organizua nje program letraro-artistik ne gjuhen italiane (histori, poezi dhe kenge) ne ambjentet e Salles “American Corner”, me mbeshtetje te Qendres Kulturore te Femijeve dhe shkollave 9-vjeçare te Kukesit.