Konventa mbi të drejtat e fëmijëve – sa e njohin atë të rinjtë e Qarkut të Kukësit

Në kuadër të 25 vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara, ratifikuar nga shteti Shqiptar në vitin 1992, UNICEF në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës dhe Observatorin e të drejtave të fëmijëve organizuan një takim konsultues me të rinj të moshave 13-18 vjeç pranë Këshillit të Qarkut Kukës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi me të rinjtë mbi problemet dhe zgjidhjet në lidhje me zbatimin e Konventës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, mbi shtylla të caktuara të konventës apo rekomandime të Komitetit të Gjenevës.