Krijimi i Brand-it për produktet lokale , flasin specialistët

Agjensia e Zhvillimit Rajonal pranë Këshillit të Qarkut Kukës po shkruan një projekt për krijimin e markës së disa prej produkteve më tradicionale të rajonit.

Në lidhje me këtë projekt u zhvillua një takim me specialistë të fushave të ndryshme, përfaqësues të NJQV-ve , përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, përfaqësues të Agjensisë së Kontrollit Ushqimor, si dhe biznese të produkteve tradicionale.

Të pranishmit u njohën me objektivat dhe aktivitetet e këtij projekti dhe u diskutua mbi përcaktimin e informacionit që duhet të grumbullohet, kriteret për përzgjedhjen e produkteve për brand dhe përzgjedhjen e 3 produkteve me prodhimtari më të madhe dhe më të kërkuar në treg.

Pjesëmarrësit treguan interes për këtë projekt të rëndësishëm dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshem.