'Kronikë e Kohës' së krizës kosovare me rastin e Ditës së Bujarisë 27 Mars 2014

E një rëndësie të veçantë në këtë aktivitet ishte eventi “Kronikë e Kohës” me pjesëmarrjen e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave humanitare, të cilat dhanë kontributin e tyre në pasqyrimin e ngjarjeve të krizës Kosovare.

Ky event u hap me një dokumentar televiziv të TV Kukësit, i cili risolli edhe njëhere kujtimet, vuajtjet dhe ndjesitë e asaj kohe.

Pastaj referuesit Jonuz Kola, Bashkim Shala, Sulejman Dida e Bukurosh Onuzi, theksuan rolin e medias ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale, si dhe të strukturave shtetërorë e organizatave të huaja në menaxhimin e gjithë situatës.

I madhi Mirush Kabashi, solli emocione të vecanta me interpretimin e tij "Jam shqiptar e kosovar''

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z. Ibsen Elezi, falenderoi të gjithë aktorët për kontributin e jashtëzakonshëm në përçimin e ngjarjeve të kohës tek opinioni publik.

Në fund u vlerësuan me tituj nderi dhe mirënjohje nga Këshilli i Qarkut Kukës, gazetarë të mediave ndërkombëtare, kombëtare dhe kosovare, si dhe organizatat e huaja për rolin e rëndësishëm që luajtën në pasqyrimin dhe përballimin me sukses të situatës.