Kryetari i Qarkut z. Ibsen Elezi zhvilloi nje takim me specialist te fushes gjeologji-miniera.

Ne kuader te bashkepunimit me specialist te fushave te ndryshme per Strategjine e Zhvillimit te Qarkut Kukes, sot me date 20/07/2012 u zhvillua takimi me specialist te fushes gjeologji miniera per te shkembyer mendimet per prespektiven e zhvillimit te minierave dhe perpunimit te mineraleve te dobishme te Qarkut Kukesit, kryesisht te mineralit te kromit.

Ne perfundim te takimit u vendos te ngrihet nje komision me specialist te fushes i cili do te jete ne kontakt me institucionin e Keshillit te Qarkut per te dhene ndihmesen e tij ne kete fushe. Komisioni perbehet nga:

  1. Hamit Noka (Ing. Gjeolog)
  2. Muhamet Elezi (Ing. Gjeolog)
  3. Rustan Hasalami (Ing. Gjeolog)
  4. Binak Hoxha (Ing. Miniere)
  5. Mursel Sallahu (Ing. Miniere)
  6. Skender Selmani (Ing. Pasurimi)
  7. Besnik Axhami (Ing. Shpimi)

Specialisti i resurseve ne Keshillit te Qarkut Ing. Besnik Axhami do te koordinoje veprimet mes komisionit dhe Kryetarit te Keshillit te Qarkut z. Ibsen Elezi.

Shfytezimi dhe perpunimi i pasurive minerare eshte nje nga prioritetet kryesore te Strategjise te Zhvillimit te keshillit te Qarkut Kukes.